Rita Ora e ndez atmosferën në dasmën e kushërirës

Rita Ora e ndez atmosferën në dasmën e kushërirës

Dje bëri bujë në media prania e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Orës, në një dasmë në Tiranë. Ajo kishte ardhur enkas në kryeqytetin shqiptar në dasmën e vajzës së tezës së saj.

Rita ka dëshmuar edhe njëherë se nuk i harron rrënjët e saj, e po ashtu që preferon muzikën shqipe. Këngëtarja Eranda Libohova e cila përkujdesej për muzikën në dasmë, ka publikuar një video në Instagram ku shihej se Rita iu kishte bashkuar asaj për të kënduar. Ora shfaqet mjaft në disponim.

Kujtojmë se Rita ka qenë edhe në një dasmë të miqve të saj në vitin 2015, ku edhe aty nuk ka hezituar që të këndojë dhe ta ndez atmosferën përkrah Afrim Muqiqit./21Media

E bukur e mire çika e Kosoves ! ❤️#ritaora #aboutlastnight #wedding#tirana

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova) on