Analiza më e re ka treguar se Mercedes është brendi më i vlefshëm i automobilave në botë, por kjo nuk do të thotë se ka edhe blerësit më besnikë.

Sipas hulumtimit të gjerë në SHBA të Edmunds, blerësit e veturave japoneze janë më besnikët, pasi gjatë vendosjes për blerjen e modelit të radhës blejnë serish të njëjtën markë.

Në hulumtim janë përfshirë madje 13,9 milionë automjete, të cilat janë blerë në periudhë dhjetë vjeçare, ndërsa rezultatet tregojnë se blerësit më lojalë janë ata të Toyota, Subaru dhe Honda.  Në mesin e pesë të parëve janë edhe dy brende të kompanive amerikane, Ram dhe Chevrolet.

Rezultatet tregojnë se madje 63% pronarë të automjeteve Toyota vendosin serish të blejnë automobilin e të njëjti prodhues, derisa në rastin e Subaru këtë e vendosin 61%, në rastin Honda 60%.

Më së paku besnik ndaj markave të tyre të automobilave sipas këtij studimi janë  pronarët e veturave  MINI, FIAT, Mitsubishi, Chrysler, Smart dhe Dodge.  Pasojnë blerësit e Audi (47%) dhe Land Rover (40%). Mercedes ndërkaq ka vetëm 39%, pasuar nga Volvo (26%), Jaguar (24%) dhe Infiniti me 22%.