Sëmundjet kardiovaskulare kanë shkaktuar në vitin 2015 një të tretën e sëmundjeve në botë, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Sëmundjet kardiovaskulare kanë shkaktuar në vitin 2015 një të tretën e sëmundjeve në botë, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Në vitin 2015 në botë kanë vdekur 56 milionë njerëz, prej 40 milionë nga sëmundje jo infektive.

Katër janë arsye të vdekjes nga sëmundjet jo infektuese: sëmundjet kardiovaskulare (17,7 milionë ose një e treta e të gjitha vdekjeve në botë), kanceri (8,8 milionë), sëmundjet kronike respiratore (3,9 milionë) dhe diabeti (1,6 milionë).

Problem i madh shëndetësor edhe në vitin 2015 ishte tuberkulozi, edhe pse bëhet fjalë për sëmundje që shërohet. Janë regjistruar 10,4 milionë raste të reja dhe 1,4 milionë vdekje.

Vlerësohet se 152.000 njerëz janë vrarë në luftëra dhe konflikte, prej të cilëve dy të tretat në Siri dhe Irak. Kjo është 0,3 për qind e të gjitha vdekjeve në botë, por në vlerësime nuk përfshirë pasojat e luftës, siç janë përhapja e sëmundjeve infektuese.