Cili është vlerësimi i Teuta Sahatqiajt për emërimet e njerëzve joadekuat në diplomaci??
26 Nëntor 2020
Zëvendësministrja e Punëve ta Jashtme, Teuta Sahatqija në emisionin “Click” në RTV21 komentoi emërimet në diplomaci. Ajo vlerësoi punën e diplomatëve, por nuk e përjashtoi edhe mundësinë që janë bërë emërime jodakuate.
Duke iu referuar rasteve të fundit të cilat ngjallën reagime të shumta, sidomos emërimi i djalit të deputetit Haxhi Shala kosnull në Pragë, u shpreh e kënaqur që një veprim i tillë u ndalua.
“ Më vjen mirë që kjo u ndalu edhe që diplomacia vazhdon të konsiderohet si pjesë e rëndësishme dhe emndoj që edhe ky ndalim është pjesë e rëndësishme e pjekjës së shtetit”, tha ndër tjerash Sahatqija.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dje ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë./21Media