Cili lojëtar i Arsenalit e ka thyer këmbën

Mesfushori anglez ka pësuar një tjetër lëndim të rëndë

Karriera e Jack Wilshere është përcjellë me lëndime të njëpasnjëshme. Mesfushori i Arsenalit që këtë vit është i huazuar te skuadra e Bournemouth, të shtunën ka pësuar një tjetër lëndim.

Në një duel me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, Wilshere ka mbetur i lënduar, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar që ai ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë, transmeton KosovaPress.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Arsenali ka njoftuar se stinori për Wilshere ka përfunduar dhe ai do të kthehet në fushë me fillimin e sezonit të ri./21Media

Back to top button