Çiljeta Xhilaga paralajmëron këngën e re
3 Korrik 2020
Pas bashkëpunim me Estton, këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga vjen me një tjetër bashkëpunim.
“M’ke harru” titullohet kënga e re nga Çiljeta në bashkëpunim me artisten Mars, shkruan rtv21.tv
Kënga “M’ke harru” do të publikohet nesër e shoqëruar me videoklip.
Ndryshe, kënga”A je mirë” në bashkëpunim me Estton ka arritur mbi dhjetë milionë klikime në Youtube./21Media