Humoristi i njohur dhe shumë i dashur, Rasim Thaçi-Cima sot feston ditëlindjen. Aktori i mirënjohur nga Drenica sot feston 71 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të rëndësishme, Cima pranoi një urim të veçantë nga vajza e tij këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi.

Adelina publikoi dy fotografi të bukura të tij, të cilat i shoqëroi me urime emocionuese.

Rasim Thaçi-Cima është lindur më 13 korrik të vitit 1949. Ai është ndër aktorët më të dashur në Kosovë dhe më gjerë. Krahas këtij suksesi të madh në punë Cima ka një jetë të lumtur familjare.  Cima është i martuar me Shukrien dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë. /21Media