Çitaku: Do të thërrasim Këshillin Drejtues, aty merren vendime për aktualitetin e rëndë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, pas mbledhjes së përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të partisë tha se kanë marrë vendim që të mbledhin Këshillin Drejtues në ditët e ardhshme dhe që aty të vendoset për hapat tutje.

Kjo mbledhje erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila caktoi 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit.

“Vendimi ynë sot është që do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë dhe ku do t’i marrim vendimet për veprimet e ardhshme politike” tha Citaku.

Back to top button