Çitaku-Gërvallës: Shkarkimi i Berishajt nuk mjafton

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe njëherë që ambasadori i Kosovës në Slloveni, të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësi.
Përmes një postimi në Facebook Çitaku ka shkruar se shkarkimi nuk mjafton.

“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh se ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, nuk shkarkohet për spekulime mediatike, por kur ka arsye faktike./21Media 

Back to top button