Çitaku i del në mbrojtje Kurtit pas ofendimeve që i mori nga Vuçiq

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas ofendimeve që i pari i Qeverisë së Kosovës mori nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Çitaku përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se është e papranueshme dhe e neveritshme, që presidenti i Serbisë, e quan Kurtin “llum terrorist”.
“Unë jam në opozitë dhe punoj për ta mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Ka shumë me të cilat nuk jam dakord. Por të kesh Presidentin e Serbisë që i referohet kryeministrit të Kosovës Kurti si “llum terrorist”, është e papranueshme dhe e neveritshme”, ka shkruar ajo.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në deklaratën e tij të fundit ka ofenduar Bashkimin Evropian dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të 6 dhjetorit në Tiranë./21Media

Back to top button