Çitaku i përgjigjet kryeministrit se opozita po shtynë zgjedhjet: Batuta pa krip

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, iu kundërpërgjigj kryeministrit Albin Kurti i cili mbrëmë në një tubim me strukturat e Vetëvendosjes, tha se më 2025 me patjetër që do të kemi zgjedhje parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht ato.

Çitaku për RTV21 tha se kjo është vetëm një frazë e kryeministrit Kurti si tentativë që t’i mbulojë dështimet qeverisëse. Sipas saj, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që Kurti është i gatshëm.

“Pashmangshëm zgjedhjet e rregullta mbahen në 2025. PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në këtë çështje që nga viti i kaluara çështja është a dëshiron kryeministri Kurti zgjedhje dhe nëse kryetari i VV-së është i gatshëm për zgjedhje opsionet janë të hapura mbi tavolinë përmes dorëheqjes, përmes mocionit të mosbesimit dhe përmes shpërndarjes së Kuvendit. PDK është e gatshme e për të gjitha opsionet ne jemi konsistent dhe këtu s’ka fije dyshimi. Kryeministri po bënë atë që di të bëjë më se miri të krijojë në fakt gjëja vetme që di të bëjë është të krijojë fraza, të mundohet të mbulojë dështimet e brendshme në qeverisje me batuta pa krip. Realisht kryeministri ka dështuar në qeverisjen e brendshme, qytetarët meritojnë më mirë…një qeveri në shërbim të tyre e jo një qeveri të krizave”, tha Çitaku për RTV21./21Media

Back to top button