Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që don me mbajtë ders, por s’di

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka krituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qeverisjen e tij.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook”, tha se Kurti as nuk di, por as nuk do të qeverisë.
Çitaku theksoi se Kosova e ka një kryeministër i cili do të mbajë “ders”.
“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, shkroi Çitaku./21Media

Back to top button