Çitaku-Kurtit: Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë, kryeprokuror dhe drejtor të Policisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti, lidhur me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë ku ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje
Çitaku ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti se Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë, kryeprokuror, drejtor të Policisë.
“Ku e ndale zinxhirin e përgjegjësisë”, ka shkruar Çitaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim të bërë në rrjetet sociale lidhur me këtë rast ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje./21Media

Back to top button