Çitaku: Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe sulm ndaj mediave të lira.

Çitaku kritikoi akuzat e bëra nga Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku ai pretendoi se disa media kanë marrë financime nga Serbia.

Ajo në reagimin përmes rrjetit Facebook thotë se kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë.

“Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet. Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët. Ndërkohë, atij që përhap narracione të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada. Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira”, shkroi Çitaku.

Back to top button