Çitaku-Lajçakut: Marrëveshja e barazon policinë me huliganët që ngrisin barrikada
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut lidhur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë për targa.
Çitaku ka theksuar se kjo marrëveshje barazon policinë me huliganët që ngrisin barrikada.
The same agreement that was already reached in 2016, with some set backs. KFOR is not a first responder. And, most disturbing part, this agreement equates Kosovo law enforcement with hooligans erecting barricades. https://t.co/MzzFhTBZFO
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) September 30, 2021
Në Bruksel sot është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targa pas dy ditësh negociata. Në marrëveshjen e arritur është vendosur që më 2 tetor njësia Speciale e vendosur në Jarinjë e Bërnjak të largohet njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë./21Media