Çitaku në Hagë: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.
Çitaku tha se nga takimi me Thaçin “dolën optimist në ngadhënjimin e drejtësisë”.
Çitaku atje, u shoqërua edhe me deputetin nga radhët e PDK-së, Abelard Tahirin.
“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng”, shkroi Çitaku./21Media

Back to top button