Çitaku për ngjarjet në veri: Fol kryeministër a po kalon Serbia?

Pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Ajo është ankuar se Qeveria nuk po jep informacione në lidhje me situatën.
Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat.
Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së?
Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?” ka shkuar ajo në Fcaebook.
Shpërthime raportohet të kenë ndodhur të martën në mesditë në objektin e Komunës së Zubin-Potokut, në veri të Kosovës, në momentin kur zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, kanë hyrë në objekt./21Media

Back to top button