Çitaku reagon për kërkesën e Sveçlës që të lejohen kosovarët të hyjnë në Gjermani me pasaporta të skaduara

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, që kosovarët në Gjermani të lejohen të hyjnë me pasaporta të skaduara.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Çitaku ka thënë se Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në luftë e as në pandemi. Prandaj, sipas saj, këtë punë e ka qeveria, që të mbledhë taksa dhe të ofrojë shërbime.
“Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka. Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje”, ka shkruar Çitaku.

Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.
Sveçla përmes një letre drejtuar autoriteteve gjermane e të cilën e ka siguruar kallxo.com, ka kërkuar që të lejohen qytetarët e Kosovës të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe të marrin shërbime me pasaportë të skaduar të Kosovës.

Back to top button