Çitaku- Vetëvendosjes: Nuk jeni tu e ba namin, kryne naj punë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkohë, ajo e ripërsëriti se veprimi i se dielës ka qenë i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papërgjegjëshëm.
“Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit. Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh. Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a? Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri. Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju”, tha Çitaku.
Tutje, ajo theksoi se nuk janë opozitë rrënuese dhe se për dallim nga VV-ja e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE-në, nuk janë të tillë.
“Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri. Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë”, përfundoi nënkryetarja e PDK-së./21Media

Back to top button