Futbollistët e Manchester Cityt deklasuan sonte si vendës Crystal Palace 4:0 (1:0) në javën e 19-të të Premier Ligës angleze.

Skuadra e Pep Guardiola mori rrugën e duhur dhe po shkel pa ndalur drejt kreut të tabelës, ku ndodhet vetëm dy pikë larg nga rivali i qytetit dhe lideri Manchester United.

Mbrëmja e shkëlqyer në stadiumin ‘Etihad’ u vulos me dy gola të John Stones (’26 dhe ’68), Ilkay Gundogan (’56) dhe Rahim Sterling (’88).

Pas kësaj humbjeje, Crystal Palace mbetet në vendin 13 në tabelë me 23 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara.

Nesër nga ora 21:00 luajnë edhe Arsenal – Newcastle.