Civilët që po largoheshin nga qyteti afër Kievit u qëlluan për vdekje

Civilët që po ikinin nga qyteti Irpin, në veri-perëndim të Kievit, për t’i shpëtuar bombardimeve të tmerrshme ruse, janë qëlluar për vdekje.

Raportohet se të paktën tre persona janë vrarë nga predha e mortajave ruse që synonin një urë të dëmtuar që banorët e kishin përdorur për të tentuar të shpëtonin.

New York Times raporton se tre anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë. Gazeta thotë se grupe të vogla po vraponin në një pjesë të rrugës së ekspozuar dhe po ndihmoheshin nga ushtarët ukrainas për të arritur në mbulesë./21Media

Back to top button