Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Haradinaj- Stublla ka thënë se e ka falendëruar Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

“E falënderova Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët”, tha Haradinaj – Stublla.

Sipas një komunikate për media, përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sipas kryediplomatës Haradinaj – Stublla, ka rëndësi strategjike për Kosovën dhe është në interes të vlerave evropiane për rajonin./21Media