Macron premtoi rritjen e rolit të Francës në dialogun Kosovë- Serbi.-Kurti: Efektiviteti i dialogut Kosovë – Serbi varet nga pjesëmarrja e Evropës

Macron premtoi rritjen e rolit të Francës në dialogun Kosovë- Serbi.-Kurti: Efektiviteti i dialogut Kosovë – Serbi varet nga pjesëmarrja e Evropës

Për masat për koronavirusin biseduan edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, por duket se në bisedë telefonike mbizotëroi dialogu Kosovë- Serbi. Me këtë rast, Macron premtoi rritjen e rolit të Francës në dialogun Kosovë- Serbi dhe se ky do të jetë synimi i Samitit të Parisit që do organizohet sapo të krijohen kushtet e duhura.  Ndërsa, Kurti tha se efektiviteti i dialogut Kosovë – Serbi varet nga pjesëmarrja e Evropës./21Media