Çka diskutuan Kurti me Borrellin sot?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike mePërfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Kurti thotë se ka pranuar përsëri falënderime nga Borrell për qëndrimet e harmonizuara të Kosovës me BE-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.
Përmes një postimi në Twitter Kurti ka falënderuar Borrelllin për telefonatën që ky i fundit i kishte bërë nga Kili, derisa ka treguar për temat e diskutuara.
“Falënderoj Josep Borrellin për telefonatën nga Kili. Ndonëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar për situatën aktuale dhe për të vazhduar dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri e falënderoi Kosovës që mbështeti sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media