Çrregullimi Bipolar  është një prej çrregullimeve i cili ndikon në jetën e njerëzve duke bërë që një individ i caktuar të kalojë prej një ekstrem në ekstremin tjetër psiqik.

Lidhur me këtë për portalin rtv21.tv, ka folur psikologu klinik Imri Zabeli.

Çka është çrregullimi bipolar?

Kjo diagnozë është evidentuar para disa dekadave nga psikiatri Kreplin, dhe ndër vite është studiuar dhe analizuar me ç’rast deri me tani janë vërejtur se personat që vuajnë nga  Çrregullimi bipolar përjetojnë ndryshime të disponimit që vërehet në aktivitete dhe sjelljet e tyre.

Në manualin e fundit Diagnostifikues (DSM5, 2013) të publikuar, është shtuar vëmendjen për  rëndësinë e diagnostifikimit sa me të saktë të këtij çrregullimi, ngase diagnostifikimi jo i saktë ka rezultuar me trajtime medikamentoze të gabuar që si rrjedhoje ka shkaktuar provokime në ciklin të ndryshimeve bipolar duke shkaktuar dhe sjellje sucidale.

Cilat janë simptomat?

Çrregullimi Bipolar, karakterizohet nga prania e  episodës së hypomanisë ( ndryshime ne disponim) që karakterizohet me një rritje të vazhdueshme të aktiviteteve, energjisë  që zgjatë për se paku 4 ditë një pas një, ku individi përjeton rritje të vetëvlerësimit, ndjenjën e madhështisë, i ulet nevoja për gjumë, flet shumë, ide të shumta, dhe jo rrallë bëhen edhe burim i keqtrajtimit psikologjik apo dhe futen në telashe financiare, duke bërë investime të këqija. Zakonisht këta persona nuk bëhen për trajtim klinik, i ruajnë funksionet sociale, nuk e humbin punën edhe përkundër që simptomat e tyre janë të vërejtshme.

Epizoda Manike, karakterizohet nga simptomat të ngjashme me atë hipomanike veç se ashpërsia e tyre është e lartë, çrregullon jetën normale ( në punë, në familje , dhe shoqëri)  dhe personat duhet patjetër të i nënshtrohen trajtimit klinik , kohëzgjatja e episodës duhet të jetë së paku një javë.

Episoda e Depresionit Madhor

Individi për dy javë duhet të përjetojë ndryshime në disponim që karakterizohen nga disponimi depresiv dhe te humbjes se interesit apo kënaqësisë në jetë. Disponimi depresiv  i përjetuar gati çdo ditë i karakterizuar me ndjenje të mërzisë, zbrastësisë, pashpresë, gjendje kjo lehtësisht e vërejtur nga të tjerët. Humbja e interesit për aktivitete të përditshme që me herët janë bërë me kënaqësi, gjendje kjo e ndodhur gati çdo ditë dhe e vërejtur nga të tjerët. Humbja domethënëse e peshës (me shumë se 5% të peshës së trupit). Pagjumësi apo gjumë i tepërt gati çdo ditë.  Motorika e vërejtshme, agjitim psikomotor, ndjenjë e pa vlerës dhe e mungesës se energjisë, vështirësi në koncentrim, mendime të përsëritshme për vdekje ( jo frikë nga vdekja), mendime apo dhe veprime suicidale.

Klasifikimi i çrregullimit

Çrregullimi Bipolar 1 , karakterizohet me praninë e episodit manik dhe  depresionit madhor, njihet ndryshe si çrregullimi Maniko-Depresiv

Çrregullimi Bipolar 2, karakterizohet me praninë e se paku një episode hypmanike dhe depresionit madhorë ( pa prani të manisë).

Çrregullimi Ciklotimit, karakterizohet nga kalimi nga simptomat e hypomanis tek ajo e depresionit por asnjëherë nuk arrin fuqinë e të qenit episod. Kjo gjendje duhet të zgjasë se paku 2 vjet. Ndryshimet nga hypomani tek depresion, nuk janë  të fuqishme dhe si rrjedhoje personat që vuajnë këto simptoma arrinë të jenë funksional në jetën familjare dhe sociale.

Si trajtohen personat që vuajnë nga ky çrregullim?

Trajtimi farmakologjike nga mjeku janë trajtimet me të zakonshme, trajtimi psikologjike ndihmojnë në menaxhimin me të suksesshëm të simptomave, psikoterapitë të suksesshme në trajtimin e çrregullimeve bipolare janë Psikoterapia Njohëse dhe e Sjelljes (CBT), Psikoterapia Interpersonale dhe Psikoterapia Familjare.

Sa i përket diagonstifikimit, psikologu Zabeli ka porositur që një gjë e tillë të bëhet nga specialistët.

Kujtojmë se ne procesin e diagnostifikimit duhen te kihen parasysh dhe diagnozat e tjera, abuzimi me substanca dhe çrregullimet e personalitetit.

Asnjëherë ky material nuk duhet të shërbej si mjet për vetëdiagnostifikim. Diagnostifikimi duhet të bëhet vetëm nga profesionistë  shëndetësorë të licencuar, ngase procesi i diagnostifikimit përfshinë dhe një mori faktorësh tjerë përjashtues. /21Media