Çka (nuk) e kishin këshilluar dy gjeneralë presidentin Biden?

Dy gjeneralë të lartë amerikanë kanë thënë se kanë rekomanduar mbajtjen e një force prej 2.500 trupash në Afganistan, para tërheqjes së plotë të SHBA në gusht te ketij viti.
Dëshmia nga Gjeneral Mark Milley dhe Gjeneral Frank McKenzie në Kongres dukej se ishte në kundërshtim me Presidentin Joe Biden, i cili tha se nuk i kujtohej ndonjë këshillë e tillë.
Dy gjeneralët amerikanë u morën në pyetje nga komiteti i shërbimeve të armatosura të Senatit së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin të martën.
Seanca dëgjimore vjen javë pas tërheqjes kaotike në aeroportin e Kabulit, ndërsa fuqitë e huaja kërkonin të merrnin qytetarët e vet kurse mijëra afganë të dëshpëruar kerkonin shpëtimin.
Gjeneral Milley tha se ishte dakord me rekomandimin, por kur u pyet nga republikani i Alaskës Dan Sullivan nëse komentet e Biden ishin “një deklaratë e rreme”, ai nuk pranoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Senatorët republikanë gjithashtu pyetën pse Biden kishte premtuar se do ta mbante ushtrinë në vend derisa të evakuoheshin të gjithë qytetarët amerikanë, duke qenë se ka ende amerikanë në Afganistan kaq javë pas tërheqjes përfundimtare.
Në fund, të dy gjeneralët deklaruan me vendosmëri se al-Kaeda është ende e pranishme në Afganistan – duke kundërshtuar drejtpërdrejt deklaratën e mëparshme të Biden se organizata terroriste ishte çrrënjosur.
E gjithë kjo i dha republikanëve “municion” për të akuzuar presidentin se gënjeu popullin amerikan.
Biden nuk kishte pse të jepte garanci të tilla gjithëpërfshirëse. Ai thjesht mund të kishte thënë se i merrte parasysh këshillat e ushtrisë, por i qëndroi besnik vendimit të vet për t’u tërhequr. Megjithatë, si shumë politikanë para tij, ai megjitharë ra në telashe.
“Talibanët ishin dhe mbesin një organizatë terroriste dhe ende nuk i kanë prishur lidhjet me al-Kaedën,” tha gjenerali Milley.
“Një al-Kaeda ose ISIS (grupi i Shtetit Islamik) me aspirata për të sulmuar SHBA është një mundësi shumë reale, dhe ato kushte për të përfshirë aktivitetin në hapësirat e pakontrolluara mund të paraqiten per 12-36 muajt e ardhshëm.”
Gjeneral Milley tha se ai bëri një vlerësim në fund të vitit 2020 se një tërheqje e përshpejtuar e trupave nga Afganistani mund të përshpejtojë kolapsin e qeverisë.
“Fakti që ushtria afgane që ne dhe partnerët tanë i stërvitëm -thjesht u shkrinë, në shumë raste pa qëlluar asnjë plumb, na zuri të gjithëve në befasi.”
Trupat amerikane fillimisht hynë në Afganistan në fund të vitit 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në kohën kur ata u larguan, SHBA kishte shpenzuar rreth 985 miliardë dollarë (724 miliardë euro) dhe kishte vendosur dhjetëra mijëra trupa, duke arritur kulmin në 110.000 në vitin 2011.
Në javët midis rënies së Kabulit dhe afatit të tërheqjes më 31 gusht, SHBA evakuoi 4000 trupat e mbetura, duke i marrë gjithashtu rreth 50.000 refugjatë afganë të cilët u transportuan me aeroplanë nga Kabuli në vendet perrreth Afganistanit, raporton CNN./ E.D-21Media

Back to top button