Viti 2020 me shumë risi në industrinë e modës

Viti 2020 me shumë risi në industrinë e modës

Në industrinë e modës, trendet vijnë e shkojnë më shpejtë sesa e imagjinoni. Prandaj kur thonë se diçka nuk është më trendi, nuk nënkupton se kjo tendencë do të zhduket plotësisht. Shumicën e kohës trendi qëndron për një, dy apo tri sezone. Kjo është arsyeja pse këto stile nuk do të zhduken gjatë natës, por do të largohen për një kohë, për t’i dhënë pak kohë aksesorëve, modeleve tjera apo edhe stileve tjera.

1.Guaskat

Guaskat dominuan në bizhuteri të shumta në vitin 2019. I patë në vathë, qafore, rrathë e madje edhe në kuleta. Këtë vit besohet se do të ketë më shumë hapësirë për perla klasike dhe elegante.

2.Kapelat

Mbrojtja nga dielli gjatë verës është thelbësore. Përderisa vitin e kaluar ishin trendi kapelat e kashtës, në vitin 2020 do të jenë edhe më trendi kapelat e bejsbollit. Duken të këndshme, transmeton rtv21.tv

3.Çanta kashte

Ani pse u tha se çantat e kashtës nuk do të jenë trendi sezonën tjetër, e vërteta nuk qëndron ashtu. Megjithëkëtë, dizajnerët dëshirojnë të investojnë në çanta me rruaza për tu dukur sa më elegante.

4.Këpucët

Mund t’ju thoni lamtumirë këpucëve me takë të hapur. Sandalet në formë katrore besohet se do të dominojnë në vitin 2020.

5.Veshjet

Le të flasim për modelet. Veshjet me vija ishin një sukses i vitit 2019, veçanërisht ato me ngjyra. Por besohet se veshjet shumëngjyrëshe, e veçanërisht maicat do të dominojnë në vitin 2020.

6.Tonet neutrale

Ato tonet pastelë që sunduan vitin e kaluar, do të mbesin pas toneve të gjalla. Veshjet e plazhit do të jenë plot ngjyra të ndritshme.

7.Xhinset

Modeli më i famshëm i xhinseve në sezonin e ardhshëm padyshim që do të jetë ‘xhinse të nënave’. Në verë të këtij viti, xhinset do të jenë edhe më të gjera dhe më klasike, sikurse ‘xhinse të gjysheve’./21Media