Këngëtarja kosovare, Mirsa Kerqeli tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Duke mos i harruar fansat e saj, Mirsa gjen gjithmonë kohë që përmes rrjeteve sociale të jetë sa më afër tyre. Së fundmi ajo ka pranuar disa pyetje nga ndjekësit në Instagram.

Në pyetjen se a punon diçka Mirsa, ajo ka treguar se për momentin nuk është e angazhuar në ndonjë punë pasi që është e kujdesur për fëmijët e saj.

“Për momentin asgjë i rrit fëmijët e mi punoj në shtëpi, besoj që kush është nënë e din”, është përgjigjur Mirsa.

Këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli, e cila për ca kohë kishte pauzuar nga skena muzikore, vitin 2018 është rikthyer me disa përpunime të këngëve, si: “Pa fat”,“E dashuruar”, “Jarani jem”./21Media