Gastroenterologu, Skender Telaku në një intervistë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 foli edhe për shkaktarin numër një të kancerit të lukthit, “helikobakterien”.

Sipas doktorit, Telaku “helikobakteria” shkakton pezmatimin e lukthit, i thatin në lukth dhe nëse vazhdon për një kohë të gjatë mund të shkaktojë edhe kancerin e lukthit.

Helikobakteria është një mikroorganizëm i cili gjendet kudo dhe është prezent në afro 50% të popullsisë globale. Infeksioni kronik me helikobakterie shkakton ndryshime atrofike dhe metaplastike në lukth, si dhe prania e tij lidhet me paraqitjen e ulçerës peptike ( I thatit në lukth apo në zorrën dymbëdhjetgishtore)./21Media