“Çmimet janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë”
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se çmimet e produkteve bazike në Kosovë janë dyfishuar.
Sipas saj në këtë kohë importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale.
“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Gjatë vitit 2022, Kosova importoi nga Serbia produkte në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa eksportoi atje gjashtë herë më pak, përkatësisht 60.7 milionë euro produkte./21Media