Çmimet varfërojnë tryezën, familjarët më të kursyer me shpenzimet për fundivit

“Blerjet për festat e fundvitit si duket kanë nisur, kjo shihet dhe nga lëvizjet e shtuara në tregjet e fruta-perimeve. Por, a ka pasur ndryshime në çmimet e tyre dhe a po i përballojnë qytetarët këto çmime?”
“Me 50 mijë lekëshin që na japin shpërblime as dy ditë nuk më del. Nuk i përballojmë dot. Dhe aq të arsyeshme jo, po ka ca që janë të shtrenjta dhe të lirë.”, u shprehën qytetarët.
 “Produktet që tregtohen më shtrenjtë janë sallata jeshile dhe spinaqi. Tregtarët thonë se çmimet e tyre variojnë nga 200-300 L/Kg.”
Më të shtrenjta është sallata, spinaqi, që është jashtë sezonit. Një kilogram sallatë varion nga dy mijë në tre mijë lekë të vjetra.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve më parë, xhirot ditore në prag festash kanë rënë. Blerësit janë bërë më të shtrënguar e kursimtar.
“Edhe konsumimi është më i vogël”
Pagat dhe pensionet duhet të jenë në përputhje me çmimet e tregut, dhe në kohën që çmimet vetëm po njohin rritje qytetarë vazhdojnë të jenë të shqetësuar për kosto./oranews

Back to top button