Çmimi Nobel për Paqe të vitit 2020 i është dhënë Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) për përpjekjet e saj për të luftuar urinë.

Komiteti norvegjez i Nobelit tha se WFP kishte vepruar “si një forcë shtytëse në përpjekjet për të parandaluar urinë si një armë lufte dhe konflikti”.

Çmimi vlen 1.1 milion dollarë, transmeton rtv21.tv.

Fituesi i 101-të i çmimit u shpall në Institutin Norvegjez Nobel në Oslo./21Media