Kombëtarja e Hendbollit U-21 shkroi historinë në vitin që lamë pas

Kombëtarja e Hendbollit U-21 shkroi historinë në vitin që lamë pas

Komiteti Olimpik i Kosovës organizoi ceremoninë “Laureatët 2019”. Çmimi Special i kësaj ceremonie shkoi për Kombëtaren e Hendbollit U-21, e cila shkroi historinë në vitin që lamë pas, duke u bërë e para nga sportet ekipore që kualifikohet në një kampionat botëror.

Djelmoshat e Kombëtares së Hendbollit arritën këtë sukses fillimisht me fitimin e trofeut IHF të kontinentit evropian dhe pas fitimit të trofeut IHF Intercontinental, gara këto që vlenin për kualifikim në botëror.

“Është mirënjohje e cila i dedikohet atyre të cilët dhanë maksimumin dhe arritën që të paraqiten në kampionat botëror. Një sukses i rëndësishëm për hendbollin, por edhe për sportin në përgjithësi të Kosovës. I falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për këtë sukses. Shpresoj që edhe ekipet tjera, ashtu siç bëri hendbolli të paraqiten në kampionate evropiane e botërore e kështu me radhë”, ka thënë presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini./21Media