Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), për herë të tretë ka ndarë çmimin vjetor “Sevdije Ahmeti”.

Drejtoresha e RrGK-së Igballe Rogova e ftuar në emisionin “BonBon” në RTV21 tregoi se  këtë vit ky çmim iu nda aktivistes Safete Rogova për kontributin e saj në fuqizimin dhe arsimimin e grave dhe vajzave.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dorëzoi dekoratën ‘Urdhri Dr. Ibrahim Rugova”, për aktivisten dhe humanisten Sevdije Ahmeti. Dekorata iu dorëzua familjes së Sevdijes.

Sevdije Ahmeti (1944-2016) ishte ideatorja dhe shtylla e lëvizjes së grave në Kosovë./21Media