“Çohu Rexho” publikohet nga Gresa Behluli
27 Nëntor 2020
Gresa Behluli për festat e fundvitit solli në versionin e saj këngën e njohur “Çohu Rexho”, shkruan rtv21.tv
Përmes një postimi në Instagram, Gresa tregoi që kjo këngë është njëra ndër të preferuarat e saj. Ajo tha se këtë këngë e kishte dëgjuar për herë të parë nga Nexhmije Pagarusha, e pastaj edhe nga nëna e saj, Shkurte Fejza, andaj pëlqeu ta realizojë në versionin e saj.
“Për herë të parë e kam ndëgju nga kengetarja e madhe Nexhmije Pagarusha pastaj kam pas rastin me ndegju shume herë live në koncerte të ndryshme edhe nga nëna ime”, shkroi Gresa në Instagram./21Media