Personazhet e komedisë “Coming 2 America”, Akeem dhe Semmi u kthyen sërish me skena në komedinë e re pas më shumë se tri dekada. Me rolin kryesor në të paraqitet Eddie Murphy. Ai po ashtu është krijuesi i saj.

Murphy për AP me këtë rast ka thënë se ndihet mirë, pasi që humoristët e rinj e vlerësojnë punën e tij, dhe se ata inspirohen nga ajo. Sipas tij, kjo i jep një ndjenjë të mirë.

“Është mirë kur dikush shkon dhe i thotë se ka bërë punë të mirë, në të kundërtën, do të detyrohet ti thotë të zhduket prej atje. Por në realitet është mirë, ka thënë ai.

Aktori Arsenio Hall i cili paraqitet me rol pranë Murphy, ka lëvduar aktorin. Ai ka thënë se Murphy është aktor i mirë, por edhe bashkëpunëtorë i mirë.

Hall ka thënë se me Murphy-n është e lehtë të bashkëpunohet, sepse ai ndihmon personat rreth tij që të hyjnë në lojë, të arrijnë atë që duan, e jo t’i shikojë me neveri.

Eddie Murphy është i emocionuar që dashamirët e filmave do ta shohin komedinë “Coming 2 America”, përcjell rtv21.tv

Ai ka thënë se nuk beson se ka pasur ndonjë vazhdimësi të ndonjë filmi pas 30 vjetësh nga lansimi i origjinalit, që do të thotë se kanë bërë diçka që se ka bërë askush.

Murphy, në lidhje me atë se a kanë angazhuar në ekip aktorët që janë angazhuar edhe në komedinë origjinale “Coming 2 America”, ka thënë se çdo gjë ka shkuar mirë, se pjesa më e madhe e aktorëve jetojnë, dhe ia kanë dalë ta sjellin tregimin e tyre në skenë.

“James Earl Jones është dashur të xhirohet ndaras, sepse nuk ka mundur të udhëtojë. Por të tjerat kanë shkuar mirë, ka thënë ai.

Aktori Arsenio Hall mendon se “Coming 2 America” ofron për shikuesit skena të veçanta, se në të paraqiten shumë tregime.

Në këtë komedi paraqitet edhe Wesley Snipes.

“Coming 2 America” do të lansohet në Amazon Prime më 5 mars 2021.