Conor McGregor është shoqëruar në komisariatin e Corsicas në Francë, dy ditë më parë, pasi dyshohet për ngacmim seksual.

Për një gjë të tillë është përgjigjur përfaqësuesi i tij, ndërsa ka thënë se ai është intervistuar e më pas është liruar.

Një deklaratë nga prokurori thuhej: “Pas një ankese të depozituar me 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual, Conor Anthony McGregor ishte subjekt i një seance dëgjimore nga policia”.
McGregor ka refuzuar të gjitha akuzat për një sulm seksual./21Media