Conte i pamëshirshëm, largon katër yje nga stërvitja e ekipit të parë të Tottenhamit

Tottenhami e filloi sezonin e tij të ri në Premier Ligë me një fitore 4:1 ndaj Southampton, por londinezët e bënë këtë gjë pa katër lojtarë që nuk ishin përfshirë në skuadrën e Antonio Contes.
Trajneri italian, Conte ka përjashtuar katër yje të Tottenhamit nga stërvitja me ekipin e parë, pasi klubi po vazhdon të kërkojë blerës para fundit të merkatos aktuale.
Tanguy Ndombele, Harry Winks, Sergio Reguilon dhe Giovani Lo Celso kanë stërvitur vetëm që kur Tottenhami u kthye nga turneu i tyre parasezonal në Korenë e Jugut, pasi që Conte iu tha se mund të drejtojë vetëm një numër të caktuar lojtarësh.
Sipas “Evening Standard”, krerët e londinezëve po përpiqen të largojnë të katër lojtarët në fjalë, por janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre nuk ka gjasa të zgjidhet deri në javën e fundit të merkatos verore të transferimeve.

Back to top button