Trajneri i Interit Antonio Conte po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë për shkak të rezultateve negative në ndeshjet e fundit.

Tekniku italian u nda i zhgënjyer nga barazimi 2-2 me Parman të Shtunën në Serie-A, dhe tani e pret një tjetër pengës e madhe në Ligën e Kampionëve pasi do të përballet me Real Madridin.

Kjo ndeshje zhvillohet të Martën me fillim nga ora 21:00. Të dy ekipet renditen të fundit në grupin B dhe kjo sfidë do të thotë shumë për secilën prej tyre.

Lajmi i keq për Antonio Conten është fakti se ai nuk do të mund të bazohet te shërbimet e dyshes sulmuesi Romelu Luaku dhe Alexis Sanches.

Sulmuesi belg nuk luajti as ndaj Parmas për shkak të lëndimit, kurse kiliani nuk duket në formën më të mirë fizike dhe ka stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë ditës së djeshme.