Conte deklarohet pas ndeshjes

Conte deklarohet pas ndeshjes

Antonio Conte ka thënë se Interi ia ka dhuruar Lazio golat e shënuara në humbje 2-1 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Lacianët fituan ndaj Nerazzurëve, për ta rrëmbyer vendin e dytë në ligën italiane, me vetëm një pikë dallim nga lideri Juventusi.

Mendoj se ishte një paraqitje e mirë edhe pse rezultati nuk na pëlqeu dhe si i pranuam golat, ne i dhuruam ato te Lazio. Nuk ishim mjaftueshëm të koncentruar, nuk u kushtuam rëndësi detajeve dhe ata përfituan nga gabimet tona”, ka thënë ai pas ndeshjes.