Dy ekipet më të suksesshme në histori të Copa del Rey do të takohen sot në kuadër të finales së këtij kompeticioni, ku Athletico Bilbao zhvillon ndeshje kundër Barcelonës në stadium neutral, në “La Cartuja” të Sevillës.

Bilbao, në fillim të këtij muaji e humbi finalen e 2020-ës kundër Real Sociedadid, por pavarësisht kësaj “Los Leones” e kanë ngritur këtë trofe 23 herë, ku vetëm Barcelona ka më shumë, plot 30 herë.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Barcelona ka katër fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Athletic Bilbao ka katër barazime dhe dy humbje.

Të dy skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku për trajnerin Ronald Koeman do të mungojnë Coutinho, Fati dhe Neto, ndërsa trajneri i Bilbaos, Marcelinhon, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alvarez, Berchiche, Nolaskoain dhe Zarragas.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; De Marcos, Nunez, Martinez, Lekue; Berenguer, Vencedor, D Garcia, Muniain; R Garcia, Williams

Barcelona (3-4-3): Ter Stegen; De Jong, Pique, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Griezmann, Messi, Dembele

21:30 Athletic Bilbao – Barcelona (Stadiumi La Cartuja).