“Jo distancë sociale, po distanca fizike. Themeluesi i distances sociale, sociologu amerikan Robert Ezra Park (1864 -1944) ishte një sociolog urban amerikan që konsiderohet të jetë një nga figurat më me ndikim në sociologjinë e hershme të Sh.B.A. Park sociologjinë arriti ta shndrroi nga një disiplinë filozofike pasive, në një disiplinë aktive, të rrënjosur në studimin e sjelljes njerëzore.”, kështu u shpreh së fundmi profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku.

Sipas sociologut, distanca sociale në realitet në shkencat sociologjike mund të shpjegohet si një masë e kriter i “afërsisë”midis dy individëve, dy grupeve etnike e klasore, apo edhe atyre racore e kulturore, të cilat këtë distancë të “afërsisë” e ruajnë dhe e kulivojnē kryesisht përmes ndjeshmërisë emocionale.

“Duke parë se distanca sociale, nē fakt qenka “produkt” i emocionit, individual, grupor e klanor, atëherë kuptojmë që ky tip distance realisht qenka njē lloj distance fizike e jo sociale, ashtu siq na është prezentuar në medie dhe rrjete sociale.”, shkroi Maloku.

Distanca sociale, deklaroi sociologu, konsistohet si një lloj standardi sociologjik, i cili në të shumtën e rasteve formësohet dhe brymoset kryesisht nga mjeteve të komunikimit masiv. Kurse, siç theksoi Maloku, kriter kryesor për matjen e kësaj distance merret shkalla e distancës sociale Bogardus.

“Shkalla e distancës sociale është një shkallë e ndërtuar nga Emoj Bogardus, për të ekzaminuar dhe matur dimensionin e distancës të përcaktuar si shkalla e gatishmërisë së një individi për të pranuar (apo edhe refuzuar) një lloj statusi të veçantë të raportet shoqërore me një anëtar tipik të një grupi tjetër shoqëror, fetar, racor, etnik, apo edhe kulturor. Egzistojnë ca tipe apo kuptime të distances sociale. Më të njohura janë: Distanca sociale afektive: Që është një termë i cili vetën e saj si koncept dhe si praktikë të sjelljeve midis njerzëve, e “kategorizon” vetëvetiu në situatat sociale. Ky lloj “kategorizimi”, si normë e sidomos si sjellje sociale në shoqëritë e caktuara ka peshē dhe luan rol shumë të rëndësishëm. Sidomos në krijimin e raporteve midis grupeve të ndryshme sociale.”, u shpreh sociologu.

Ai më tutje shtoi se distanca aktive sociale shquhet si distancë sociale qē ka për qëllim identifikimin e simpative dhe joshjeve që I bëjnë në “këmbimoren” kulturore, grupet dhe komunitetet e ndryshme gjinore, sosh klasore, fetare etnike, e racore.

“Bogardusi, duke u bazuar në këto raporte që sheshiten në këtë lloj “kēmbimorje”, e ndertoj shkallaren e vetë që mē vonē do ta cilësoj si “distancë sociale”. E që sot pas pandemisë së coronavirusit ka hyrë në komunikimin strategjik të medieve sociale. Distanca sociale normative, është tipi tjetēr i distancës që funksionon si kategori normative. Distanca normative shoqërore u referohet normave të pranuara në shoqëri të caktuara. Ajo merret me kategorizimi e brendshëm të individëve në suaza e ambiente të caktuara sociale. Këto norma, tani specifikojnë dallimet midis “nesh” dhe “atyre”. Distanca sociale ndërvepruese, si tip i tretë më shumë ka të bëjë me shkallaren apo intensitetin e bashkëveprimeve midis grupeve të caktuara (racore, fetare, gjinore, politike, kulturore, etj.), ku fokusi është më shumë i koncentruar në afërsinë midis tyre.”, shkroi profesori universitar, duke shtuar se distanca ndërvepruese, në fakt ngjanë më shumë me distancën kulturore, që për objekt analize zakonisht merr “kapitalin” sociokulturor që njerëzit posedojnë në kulturat e tyre.

Sipas tij, matjet bashkëkohore të distancës sociale (jo distancës fizike) zakonisht përqendrohen në ekzaminimin e marrëdhënieve midis grupeve të ndryshme shoqërore.

“Marrëdhënie dhe raporte të cilat në shoqëritë multietnike, multiracore e multifetare e multikulturore (siç ështē psh. shoqëria amerikane) pretendohen tē futen në “kazanin shkrirës”(melting pot), në mënyrë që mē lehtēsisht tē ekzaminohet shkalla e asaj që shquhet si “distancë sociale”.”, u shpreh më tutje Maloku.

Pra, përdorimi i fjalës “distancë sociale”, e cila sipas profesorit, u familjarizua me shpejtësi drite në ambientet tona, në fakt s’ka të bëjë asgjē me distancēn e vërtetē sociale, që sociologjikisht ka tjetër kuptim dhe porosi.

“Ajo çfarē kemi bërë gjatē gjithë kohēs sē karantimit, ështē faktikisht distancē tipike fizike! Ështē e tillē, edhe për shkakun se pērmes kēsaj distance (dy metërshe) ēshtē pretenduar tē identifikohet ajo “vija e kuqe”, e sulmit qē e “kultivoj” coronavirusi! Distanca qē pretendoj tē krijoj situata fizike, por, jo edhe sosh sociale (shkaku se kështu dēmtohet keqazi raporti dhe marrëdhënia midis njerzëve, gjinive, komuniteteve, etj.) ështē preventiva më e sukseshme gjerë tani, për ta mbajtur në distancë covid19…”, shtoi më tutje sociologu dhe profesori universitar./21Media