Costa lëndohet në stërvitje

Sulmuesi i Chelseas u lëndua në stërvitje me kombëtaren spanjolle

Ish sulmuesi i Atletico Madridit ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës teksa ishte në stërvitje me ‘Të Kuqtë”, mirëpo pas një analize me rrezet X u bë e ditur që nuk është asgjë serioze.

Ky ishte veçse një frikësim që i ndërpreu stërvitjet sulmuesit, mirëpo gjithçka do të jetë në rregull për lojën miqësore kundër Francës gjatë ditës së sotme, shkruan rtv21.tv.

Top sulmuesi i Chelseas do të mbikëqyret nga mjekësorët e kombëtarës spanjolle, edhe gjatë ndeshjes së sotme kundër Francës./21Media

Back to top button