​Courtois humbet çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të mungojë në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëv për shkak të një dëmtimi, në këmbë.

Gardiani belg pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Manchester City. Edhe pse ai luajti pjesën e parë, u detyrua të zëvendësohej në pushim për shkak të dhimbjeve.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan se Courtois do të mungojë rreth gjashtë javë, duke humbur kështu përballjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich në çerekfinale.

Në mungesë të tij, pritet që portieri ukrainas Andriy Lunin të marrë rolin e titullarit.

Back to top button