​Courtois jep lajmin e hidhur për Kombëtaren e Belgjikës

Thibaut Courtois nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Lajmin e ka konfirmuar vetëm portieri i Real Madridit, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi në ligamentet e tij, raporton KosovaPress.

“Për shkak të lëndimit, nuk do të ketë Evropian për mua. Më duhet të rikuperohem plotësisht 100% dhe më pas është më mirë që të mos i bashkëngjis një datë rikthimit”, tha Courtois.

Back to top button