Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 45 pacientë, ku 30 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 2 të tjerë negativ.

Nga Spitali i Gjakovës kanë njoftuar se 28 pacientë janë me oksigjenoterapi, dhe 2 të tjerë në respiratorë.

Po ashtu në Spitalin e Gjakovës, nëntë pacientë janë në pritje të rezultati për COVID-19, dhe katër të tjerë do të testohen.

“45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid 19. 30 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV, 2 pacientë negativ, 9 pacientë presin rezultatet, 4 pacientë do të testohen, 28 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacientë janë në CPAP maske, 2 pacientë janë në respiratorë”, njoftojnë nga ky spital. Kurse, nga stafi mjekësorë me COVID-19 janë infektuar 4 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës./kp/