Përkeqësohet situata në Elbasan si pasojë e viktimave nga Covid-19. Vetëm gjatë natës, në spitalet Covid kanë humbur jetën tre persona nga Elbasani, të grupmoshës 35-45 vjeç, të tre të gjinisë mashkullore.

Burime për Ora News bëjnë me dije gjithashtu se, edhe një qytetar nga Elbasani ndodhet i shtruar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë që një ditë më parë oksigjenisti nga Elbasani, 38 vjeç, është shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Të hënën humbën jetën gjithashtu një 17-vjeçar dhe një 28-vjeçare, e cila humbi jetën pas solli në jetë foshnjen e saj. Që të dy ishin nga qyteti i Elbasanit.

Situata ka vënë në alarm qytetarët./oranews