Mbrëmë në Kosovë janë regjistruan  6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Të infektuarit me koronavirus janë nga Prishtina, Vushtrria, Gjilani e Mamusha.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.269, 31 kanë vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 912 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se deri me 09 qershor në Kosovë janë kryer mbi 17 mijë teste.

“Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Bëhet e ditur se në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /21Media