Deri më tani mbi 1 mijë të vaksinuar të grupmoshës 75-79-vjeç

Deri më tani mbi 1 mijë të vaksinuar të grupmoshës 75-79-vjeç

 

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në kryeqytet po vijon vaksinimi i personave 75 deri ne 79 vjeç, të shoqëruar me sëmundje kronike. Vetëm sot kanë marrë vaksinën 85 persona, ndërsa në total janë vaksinuar 1 mijë e 26 vetë nga kjo grupmoshë që kanë edhe sëmundje kronike. Ndërsa shifrat totale të të vaksinuarave deri me sot janë: 1 mijë e 202 persona nga grupmoshat 80-85 vjeç, 53 persona në dializë, dhe 111 persona nga shtëpia e pleqve./21Media