“Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitive. Katër raste janë në Tiranë dhe dy në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.

Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Të shëruar – 6 të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar./oranews